Home

Users Online: 2



Vollständiger Name:
Email:
Betreff:
Nachricht:
 



Hadithe rreth Namazit




Hadithe rreth Namazit

 

-Çka mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së ndonjërit prej jush, në të cilin do të lahej për çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të ndytësi? Thanë: -Nuk do të mbetej kurrfarë ndytësie. Lajmëtari a.s. tha: -Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet. (579)

-Pesë namazet prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë prej njërit deri te tjetri dhe prej një ramazani gjer në ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre, nëse ruheni prej mëkateve të mëdha. (96)

Abdull-llah ibn Mes'udi r.a. ka thënë: -E kam pyetur të Dërguarin a.s.: Cila punë është më e dashur te All-llahu i Madhëruar? Tha: Namazi në kohën e vet. -I thashë: Pastaj cila? Tha: -Bamirësia ndaj prindërve. -I thashë: Pastaj cila? Tha: -Xhihadi në rrugë të All-llahut. (205)

Një njeri ka thënë: -O i Dërguar i All-llahut, më trego për një punë që do të më shpie në Xhennet dhe do të më largojë nga Xhehennemi! I Dërguari a.s. tha: -Ta adhurosh All-llahun dhe të mos i shoqërosh asgjë, ta falësh namazin, ta ndash zekatin dhe t'i mbash lidhjet farefisnore. (214)

-A dëshironi t'ju tregoj se me çka All-llahu i shlyen mëkatet e juaja dhe me çka i lartëson gradat tuaja? Të pranishmit i thanë: -Po, o i Dërguari i All-llahut! I Dërguari a.s. u tha: -Marrja e abdestit edhe atëherë kur është vështirë, shkuarja e shpeshtë në xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është fortifikatë, kjo është fortifikatë. (572)

-Namazi i njeriut në xhemat është më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpinë e tij apo diku tjetër për njëzet e disa shkallë. Kush merr abdest në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami me të vetmin qëllim që ta falë namazin në xhemat, duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami, e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa i ka marrë kohën namazi. Secilin prej jush e bekojnë engjëjt, derisa të gjendet në vendin ku është falur namazi, ata thonë: "O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin". Engjëjt veprojnë kështu përderisa njeriu të mos fillojë t'u pengojë të tjerëve, apo ta prishë abdestin në xhami. (8)

-Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është sikurse ai që gjysmën e natës e kaloi në namaz. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është sikurse ai i cili është falur tërë natën. (591)

Aisheja r.a. ka thënë: I Dërguari a.s. çohej natën (dhe falej) aq gjatë saqë këmbët iu patën ënjtur, andaj unë i thashë: Përse po vepron kështu o i Dërguar i All-llahut, kur t'i ka falur ty All-llahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet? Ai tha: A të mos jem rob falënderues? (70)

-Kush merr abdest bukur e mirë, pastaj shkon në namaz të xhumasë, atje hesht dhe dëgjon (hutben), i falen mëkatet e bëra ndërmjet dy xhumave dhe tri ditë më tepër. Kush argëtohet në xhami me rërë (dhe gjëra të tjera), e ka zhvlerësuar dobinë e xhumasë. (94)

-Zotimi i cili na ndan neve dhe ata (pabesimtarët) është namazi, andaj ai që e lë atë ka bërë mosbesim. (97)

-Për dyfytyrëshit nuk ka namaz më të rëndë se namazi i sabahut dhe i jacisë, e sikur ta dinin se çka ka në ta, do të vinin në xhemat në këto dy namaze edhe rrëshqanas. (93)

-Kush e fal namazin e sabahut, është nën mbrojtjen e All-llahut, andaj mos i kundërvihet askush kësaj me diçka, sepse kush i kundërvihet kësaj, All-llahu do ta arrijë atë, dhe pastaj do ta gjuajë me fytyrë në zjarr të Xhehennemit. (245)

-Kush e lë namazin e ikindisë, i humb e tërë puna e tij. (583)

-Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur t'i kenë shtatë vjet, kurse detyroni me forcë (rrihni) kur t'i bëjnë dhjetë vjet dhe ndajini në shtretër (të veçantë). (199)

Marrë nga përmbledhja e haditheve “Rijadus-Salihin”



Shenjat e vogla të Kijametit

 




Shenjat e vogla të Kijametit

Këto shenja janë para Kijametit dhe zgjasin shumë dhe për një kohë të gjatë. Këto janë të llojit të zakonshëm dhe disa prej tyre shfaqen me shenjat e mëdha. Shenjat e vogla janë shumë por po përmendim disa prej tyre. Prej tyre është: Dërgimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue selem, vula e profecisë dhe vdekja e tij.
Çlirimi i Kudsit.
Hapja e fitneve (sprovave, trazirave).
Ndjekja dhe pasimi i popujve të mëparshëm prej çifutëve dhe të krishterëve.
Dalja e dexhalëve i që pretendojnë profecinë.
Ngjitja e haditheve të rreme ndaj Profetit sal-lAllahu alejhi ue selem dhe refuzimi i
sunetit të tij.
- Shtimi i gënjeshtrës.
1 Këtu është në kuptimin e mashtruesve që do të pretendojnë se janë profetë, Zoti na ruajtë prej tyre.
Ngritja e dijes.
Shfaqja e injorancës.
Largimi i njerëzve të mirë.
Ummetet e tjerë shqyejnë ummetin e Profetit sal-Allahu alejhi ue selem dhe Islami do të jetë i panjohur për njerëzit dhe besimtarët.
Shtimi i vrasjeve.
Shpresimi i vdekjes nga shtimi i belave dhe të këqijave; do të kihen zili banorët e varrezave dhe njeriu do të dëshironte të ishte në varr për shkak të ashpërsisë së belave dhe të këqijave.
Shtimi i vdekjes së papritur dhe i vdekjeve nga sëmundjet dhe tërmetet.
Pakësimi i numrit të burrave dhe shtimi i grave.
Shfaqja e grave lakuriqe.
Përhapja e imoralitetit në rrugë.
Shfaqja e atyre që ndihmojnë mizorët prej policëve, të cilët godasin njerëzit me kamzhik.
Shfaqja e veglave muzikore, alkoolit, kamatës, përdorimit të mëndafshit prej burrave.
Fundosja e tokës.
Humbja e amanetit.
Do të drejtojnë ata që nuk e meritojnë, do të drejtojnë njerëzit më të ulët, do të çohen më të ultit mbi më të mëdhenjtë.
Do të lindë robëresha zotërinë e saj.
Do të konkurohet në ndërtimin e godinave dhe njerëzit do të mburren me zbukurimin e xhamive.
Do të ndryshojnë kohët dhe do të adhurohet çdo gjë tjetër veç Allahut.
Do të shfaqet shirku në ummet.
Do t'u jepet selam vetëm atyre që njeh.
Shtimi i tregëtisë
Afrimi i tregut
Do të kenë në dorë pasuri shumë njerëz, të cilët nuk e falenderojnë Allahun.
Përhapja e kopracisë dhe shtimi i dëshmive të rreme.
• Përhapja e shthurjes dhe imoralitetit, hasmërisë dhe urrejtja mes njerëzve.
Ndërprerja e marrdhënieve farefisnore dhe ardhja e komshiut të keq.
Afrimi i kohës dhe bereqeti i pakët në kohë.
Ndodhja e fitneve dhe ngatërresave.
Nënvlerësimi i sunneteve, të cilat i ka nxitur Islami.
Të vjetrit në moshë do të përpiqen t'u ngjajnë të rinjve.
Do t'i flasin njeriut kafshët grabitqare dhe sende të ngurta.
Vërtetimi i ëndrrës së besimtarit.
Çfarë do të ndodhë në qytetin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue selem? Nuk do të ngelë në të vetëm se njerëzit e devotshëm e të mirë.
Do të rikthehet Gadishulli Arabik në gjelbërim dhe lumenj gjatë gjithë vitit.
Shtimi i romakëve (perëndimorëve) dhe lufta e tyre me muslimanët.
Lufta e muslimanëve kundër çifutëve derisa t'i thotë guri dhe pema muslimanit: - "Ky është çifut".
Do të çlirohet Roma dhe Kostandinopoja dhe të tjera shenja të vogla të Kijametit.